Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Mbrëmjen e datës 19 Prill në Top Channel, u mbajt finalja e madhe e edicionit të katërt të ‘reality show’-t i cili ka thyer rekorde.
Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.
Në një intervistë të shkurtër live në studion e Top Albania Radio-s Egli u shpreh se:
Jam e mpirë totalisht e mpirë, jam shumë e emocionuar, më është realizuar e gjitha ajo që kisha në shpirtin tim. Jam e plotësuar totalisht.
Kur Elona e pyeti nëse kjo është nata më e bukur e jetës së saj, Egli tha se:
Kjo mund të jetë padiskutim një nga netët më speciale dhe më të bukura të jetës sime dhe nuk mendoj që do të jetë një emocion që unë do ta përjetoj dy herë në jetë.
Nëse do ta pyesnin a bëri mirë që hyri në BBV si do të përgjigjej Egli?
Absolutisht po, do ta kisha peng përgjithmonë nëse nuk do t’ia kisha dhënë vetes sime, të dilja me kokën lart dhe duke buzëqeshur nga ajo shtëpi.