Celebrities Live From Tirana Showbiz

Ekskluzivisht për TAR, Roza Lati rrëfen historinë sesi një vajzë është kërcënuar me profile fallco!

Sot, e ftuar në emisionin”Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte prezantuesja e njohur Roza Lati për të na folur në lidhje me temën e ditës së sotme: “Gjuha e urrejtjes në median online”. Si ka qenë kjo gjë për Rozën?

Më kanë ngacmuar njerëzit por jo mendimet e tyre. E thënë në mënyrën më delikate të mundshme, s’më plas fare (qesh). Do jap një rast konkret, kam gjetur një vajzë në liqen me xham në dorë donte të priste damarët, 15-vjeçe nga Kamza sepse e kërcënonin në Instagram. E pashë një ditë me sytë me lot, të enjtur dhe nuk u përfshiva, e pashë ditën e dytë dhe kyçet e duarve i kishte të fashuara dhe më kapi ankthi. E pyeta se çfarë problemi ke dhe me diskutoi në lot që e kërcenonin me profile fallco dhe më tha që nuk i njoh personat. I thashë: “Të vras mëndjen për kërcënimet në Instagram, do të kisha luajtur mendsh që 17- vjeçe”. Kishte shkuar në komisariat për të bërë denoncim dhe nuk ja kishte marrë seriozisht policia. Aty u nervozova, i dhashë numrin tim të telefonit dhe i thashë që do të shkojmë bashkë në komisariat. Shteti e ka mundësinë për të mbyllur profile të tilla edhe ligjërisht, por nuk e kishin ndihmuar. Kishte pasur një përplasje nga të gjitha anët. Ajo vajzë është mirë tani.

A i ka ndodhur Roza Latit mund ta kenë keqkuptuar në situata të caktuara?

Unë di të shprehem edhe di ta përcjell mesazhin qartë. Ka pasur 50% me 50% që disa më kanë përkrahur dhe pjesa tjerët kanë dëgjuar siç kanë dashur të dëgjojnë dhe t’i marrin gjërat ata. Kjo është ajo pala që them unë nuk më plas.

Çfarë mendimi ka moderatorja për situatën e krijuar në “Big Brother VIP”, ku çifti Donald dhe Beatrix u sulmua dhe pati reagime të shumëllojshme në rrjetet sociale? Ajo rrëfen se:

Në fakt interneti është shumë i egër dhe qoftë personat që kanë hyrë dhe familjarët e tyre kur e kanë marrë në konsideratë që po i hymë kësaj gjëje, merrni në konsideratë edhe gurët që do ju hedhë interneti dhe mundësisht të ndërtojnë kalatë e tyre me ato gurë.