Dy efektivë u plagosën sot në Elbasan gjatë një aksioni për arrestimin e një të dyshuari për grabitje në Lagjen “5 Maji” të qytetit. Policët mbetën të lënduar lehtë pasi u qëlluan me gërshërë, ndërsa uniformat blu arrestuan autorin, Nerfan Halimllari, i cili më herët kishte marrë një shumë parash në një dyqan.