Aventura e Kombëtares së Portugalisë në Euro 2020 përfundoi pasi humbi në fazën e parë të eliminimit direkt nga Belgjika me rezultat 1-0. Normalisht që kjo nuk u prit aspak mirë nga Cristiano Ronaldo, i cili njihet për dëshirën e madhe që ka për të triumfuar në çdo garë që merr pjesë ekipi i tij.
Ylli portugez në përfundim të ndeshjes nuk mundi ta fsheh zhgënjimin e madh, ku rrugës për tunelin e stadiumit hodhi edhe shiritin e kapitenit në tokë dhe shfaqi shenja tjera të nervozizmit. Këto gjeste padyshim që nuk u pritën aspak mirë nga tifozët portugez.
Ndërkaq, shihni reagimin e CR7:
https://twitter.com/CrewsMat19/status/1409276196194557954?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409276196194557954%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fse-ronaldo-nuk-e-perjetoi-aspak-mire-eliminimin-nga-euro-2020-e-tregon-edhe-ky-gjest-tij-ne-fund-te-ndeshjes-teksa-futej-ne-tunelin-e-stadiumit%2F
Rikujtojmë, se në stadiumin e Sevillas mbrëmjen e djeshme, partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez ka shkëlqyer. 27-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen në tribunën e stadiumit spanjoll, në mbështetje të Portugalisë dhe padyshim të partnerit të zemrës, Cristiano-s.
Modelja e njohur ishte e shoqëruar nga dy mikesha dhe në fotot e publikuara në Instastory, shihej e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur. Edhe pse Ronaldo nuk ia doli t’i sillte fitoren skuadrës së tij, kjo gjë mesa duket nuk e ka mërzitur aspak bukuroshen!
Ndërkaq, Zvicra do të ketë punë të vështirë në 1/8 e finales në “Euro 2020”, pasi do të përballet me kampionen e botës, Francën. Sot nga ora 21:00, Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit do të kërkoj triumfimin ndaj Francës.