Gossip Showbiz Sport

Ronaldo dështoi ndaj Belgjikës, por të gjithë vëmendjen e mori partnerja e tij, Georgina Rodriguez!

Portugalia nuk arriti të kalonte pengesën belge në fazën e 1/8 të “Euro 2020”, duke u eliminuar kështu nga gara. Ndonëse kapiteni dhe ylli i kësaj përfaqësuese, Cristiano Ronaldo, bëri gjithçka për të shënuar, një gjë e tillë nuk u arrit. Derisa ishte në pushimin e pjesës së parë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ndërroi fanellën, nga me ajo me mëngë të gjata, veshi atë me të shkurta.

Tifozët e Portugalisë besonin se ky ndryshim i fanellës do të bënte që Ronaldo të shënonte ‘het-trik’, pra 3 gola, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi. Sipas CR7 belgët ishin me fat kundër portugezëve, se paku kështu i tha portierit kundërshtar, Thibaut Courtois, pas ndeshjes.

Mirëpo, në stadiumin e Sevillas mbrëmjen e djeshme, partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez ka shkëlqyer. 27-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen në tribunën e stadiumit spanjoll, në mbështetje të Portugalisë dhe padyshim të partnerit të zemrës, Cristiano-s. Modelja e njohur ishte e shoqëruar nga dy mikesha dhe në fotot e publikuara në Instastory, shihej e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur.

Edhe pse Ronaldo nuk ia doli t’i sillte fitoren skuadrës së tij, kjo gjë mesa duket nuk e ka mërzitur aspak bukuroshen!

Pak para ndeshjes, Georgina shihej tepër energjike teksa festonte nën ritmet e këngëve spanjolle.

Rikujtojmë, se dyshja e njohur kanë një fëmijë së bashku, vajzën 3-vjeçare Alana Martina, por Rodriguez rrit edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët e birësuar Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho 10-vjeç.

Georgina është fansja më e madhe e Cristiano-s dhe këtë e shpreh me dedikime të vazhdueshme në rrjetet sociale, si dhe me praninë e saj në pjesën më të madhe të ndeshjeve të futbollistit.

Çifti ende nuk janë martuar, edhe pse është përfolur se Cristiano i ka propozuar Georgina-s me një unazë me vlerë 615 mijë paundësh dhe së shpejti pritet të ketë një dasmë. Dyshja e famshme postojnë shpesh foto me njëri tjetrin në rrjete sociale, në shoqërinë e fëmijëve të tyre dhe duken përher e më shumë të lumtur.