Bota

Emigrantët, Gjermania dhe Austria në bisedime me Italinë

Gjermania dhe Austria thanë se do të zhvillojnë bisedime me Italinë javën e ardhshme mbi mënyrën se si do të “mbyllin” rrugën e emigrimit përgjatë Mesdheut nga Afrika në Evropë. Pas një takimi me kancelarin austriak Sebastian Kurz, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer tha se planet e qeverisë së tij për masat e reja të emigracionit, nuk do ta bënin Austrinë përgjegjës për njerëzit që mbërrijnë atje, pasi kanë kërkuar azil në një vend tjetër të BE-së.