Qeveria hungareze e Viktor Orban do të përfshijë në Kushtetutë një ndalim për pranimin e emigrantëve të paligjshëm ekonomik. Ndryshimi u votua në komisionin parlamentar dhe do të miratohet në sallën e Parlamentit të mërkurën. Në reformën kushtetuese që do të votohet në Hungari ka edhe kufizime për të drejtën për të demonstruar, dhe për ndalimin e banimit në vende publike për njerëzit e pastrehë.