Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Emocionet e Redon Beranit përpara performacës dhe për finalen e madhe të BBV!

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Mbrëmjen e datës 19 Prill në Top Channel, u mbajt finalja e madhe e edicionit të katërt të ‘reality show’-t i cili ka thyer rekorde.

Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.

Në një intervistë të shkurtër për Top Albania Radio Redoni tregoi për emocionet para performancës:

Finalja po më jep emocione shumë të mira, I njoh shumicën e banorëve personalisht, secili është më i mirë se tjetri dhe shpresoj që të fitojë më i miri në këtë finale. Përpara performancës po ma jep një ndjenjë shumë të mirë. Tirana gjithmonë më ka pritur mirë dhe jam falenderues që jam këtu mes jush.