Rajoni

Ende asnjë reagim zyrtarë për tërheqjen e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë

Në Beograd nuk kanë reagime zyrtare ndaj lajmit se në Gjilan, 20 pjesëtarë serbë u tërhoqën nga Forca e Sigurisë, për shkak të presioneve të Serbisë. Kryetari i Këshillit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, tha se nuk ka informacione. Një ditë më parë, Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se “Presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë kriminale”.