Celebrities Ndryshe

Enxhi Nasufi në “Big Brother Vip”?! Ja si shprehet ajo në “Ndryshe”!

E ftuar sot në “Ndryshe” me Salsano Rapi dhe Edea Demaliaj ishte Enxhi Nasufi. Ajo u shpreh për projektet e reja muzikore, planet dhe dëshirat e saj në televizion, e shumë të tjera.

Dashuria e vërtetë nuk të kërkon të heqësh dorë nga pasionet e tua.

Çfarë profesioni do kishte Enxhi nëse nuk do ishte këngëtare apo prezantuese?

Do merresha me politikë, ose mund të isha një psikologe e mirë.

A është Shqipëria vendi ideal për Enxhin?!

Shqipëria është vendi ideal sepse ka shumë gjëra për të kontribuar. Arti është forma më e mirë për të treguar gjërat që ti nuk i pëlqen dhe mund t’i ndryshoje, është misioni i shpirtit tim të lë gjurmë.

Më e bukura në Top Channel?!

Xhemi Shehu.

A do merrte pjesë Enxhi Nasufi në “BBV”?!

Jo. Kam hyrë në një rrugë me këngë, projekte, e dua energjinë këtu, dua të fokusohem te këto gjëra. S’dua të bëj zhurmë me gjëra të tjera.

Ndër të tjera, Enxhi Nasufi zbuloi detaje nga kënga e re, teksa pranoi se është dedikim për ish-partnerin!