Lancio Magazine Music

Enxhi Nasufi zbërthen zemrën me “Ku je”, një baladë që thyen heshtjen e mungesës!

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Anthony PriftiTop Albania Radio, ku ndau me dëgjuesit historinë e saj artistike dhe emocionet pas këngës më të re “Ku je”. Gjatë intervistës, Enxhi foli për fillimet e saj në muzikë, pasionin që e ka shoqëruar që në fëmijëri dhe rrugëtimin mes skenës, sfidave dhe rritjes personale. Ajo theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe punës së palodhur për të ndërtuar një karrierë të vërtetë dhe të qëndrueshme në një treg që shpesh i kushton më shumë vëmendje imazhit sesa thellësisë artistike.

Në përmbledhje të karrierës së saj, Enxhi Nasufi është afirmuar si një artiste me zë të dallueshëm, që përcjell emocione të forta përmes interpretimit të saj. Ajo ka marrë pjesë në disa kompeticione muzikore dhe është vlerësuar për stilin e saj të ndjeshëm dhe të sinqertë. Kënga e saj më e re, “Ku je”, është një baladë moderne që trajton ndjenjën e mungesës dhe kërkimit të dikujt që ka lënë një boshllëk të thellë. Me tekst të ndjerë dhe një interpretim që prek zemrën, Enxhi konfirmon edhe një herë se është një nga zërat më premtues të muzikës së re shqiptare. Në lidhje me shkëputjen e saj gjatë këtyre viteve, ajo u shpreh:

Unë jam rikthyer në muzikë pas, konsiderueshëm shumë kohë, 4 vite ndoshta që nga kënga e fundit në festival. 4 vite që nga festivali. Është kohë e gjatë se nëse e lë, të lënë thonë. Në një farë mënyre mendoj se ka qenë një zgjedhje personale. Tani vshtë momenti i duhur dhe gjërat nuk ndodhin kot, ndodhin gjithmonë për një arsye. Energjitikisht isha më mirë tani. E ndjeja që të rikthehesha tani në muzikë dhe të rikthehem për mirë. Pra, të rikthehem dhe të mos iki më, me dëshirën e mirë për të punuar në vazhdimësi.

Ndoshta kjo shkëputje ishte ajo çfarë asaj i duhej. Ja si erdhi realizimi i këtij projekti:

Shkova tek studio e Kledi Bahitit, që e përshëndesim se e duam shumë, dhe mendoj që edhe me Kledin ka qenë momenti i duhur për t’u ritakuar se ne ishim njohur më parë me njëri-tjetrin dhe e kemi kuptuar energjinë e njëri-tjetrit menjëherë. Ndoshta unë isha shumë e qartë se çfarë doja, e dija se çfarë kërkoja, e dija se çfarë kisha brenda shpirtit tim. Shumë gjëra i kisha shkruar, shumë gjëra i kisha në kokë. Ndoshta edhe Kledi nga ana tjetër e kuptoi menjëherë të gjithën. Ma kuptoi edhe shpirtin, edhe dhimbjen, edhe dashurinë, edhe lumturinë, edhe të gjitha emocionet përnjëherësh.

Siç edhe ajo e përmendi, kënga mban edhe dashurinë, edhe dhimbjen brenda saj. Në rrjet qarkullon se kjo këngë është dedikim ndaj ish-partnerit të saj. E pyetur se si mund të ketë reaguar ai, Enxhi u shpreh:

Mendoj me shumë dashamirësi, por nuk kam asnjë ide. As nuk dua ta di, në sensin që më mjafton kjo gjëja.