Turqia do të ruajë dhe do të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me Iranin, tha Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit me homologun e tij në Teheran, Hassan Rohani. Erdogan i tha presidentit se vendimi i Uashingtonit, për tërheqjen nga marrëveshja, ishte i gabuar dhe u zotua se do të punojë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Irani është furnizuesi i tretë më i madh i Turqisë me naftë.