Athina zyrtare hodhi poshtë propozimin e Presidentit Turk, Recep Tayyip Erdogan, për të shkëmbyer dy ushtarë grekë me tetë ushtarakë turq që u arratisën me helikopter në Greqi, pas grushtit të dështuar të shtetit, në Korrik të 2016-ës. Sipas Qeverisë Greke, “Të tilla deklarata, nuk janë të pranueshme”. Më herët, ishin gjykatat në Greqi që refuzuan ekstradimin e ushtarakëve në Turqi, duke vlerësuar se nuk do të kishin gjykim të drejtë.