Ndërsa ora 07:00 e mëngjesit shënon hapjen e qendrave të votimit dhe disa qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar atyre për të votuar në këto zgjedhje vendore, shënohen dhe problematikat e para.
Në Kolonjë është goditur kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë, Erion Isai. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam. Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.
Vetëm pak më parë, ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat:
Veprime që nuk i kanë hije gjithë Shqipërisë jo vetëm Kolonjës. Më vjen keq për të gjithë incidentin e ndodhur dhe gjëja më e keqe është se kur të dalë në ‘Google’ Kolonja do të përmendet kjo. Nuk dua të viktimizohem por gara ka qenë shumë qytetare. Nervoziteti tregon panik. Ishte një ngjarje që ndodhur mes të rrugës së bllokuar me makina, personi që arrita të identifikoj është anëtar i KZAZ të ‘BF’-së. Unë po konsumoja një kafe e kam këtë të drejtë, isha me një mikun tim aktor në makinë dhe stafi im tregoi qytetari.