Aktualitet

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK për herë të dytë!

Kreu i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion.

Nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje me arsyet e pranisë së Erion Isait në SPAK, por kjo është hera e dytë për të në Prokurorinë e Posaçme, pas thirrjes së tij në maj të vitit të kaluar për një tender rruge.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm se për çfarë është thirrur në SPAK, Isai u përgjigj: “Kur të dal, s’e di”.

Më herët, Isai është kallëzuar në SPAK nga Esmerald Xhafa, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale, konkretisht për “shpërdorimi i detyrës, korrupsion pasiv dhe aktiv, fshehje e pasurise dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Përveç tij, në prokurorinë e posaçme janë kallëzuar edhe Spiro Zoto ish pronar dhe administrator i Rehovari shpk, Euljon Hasko administrator dhe pronar i Rehovari shpk, anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitin 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për vitet 2022 2023, 2024, për të njejtat vepra penale.