Celebrities Live From Tirana

“Është thjesht lojë…”/ Saide Buzi: Mateo s’ka interes për Brikenën…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Saide Buzi, e cila analizoi BBV5 dhe rrëfeu detaje nga aksidenti i tmerrshëm që bëri.

Është thjesht lojë, po ta donte Mateo ose ta pëlqente do ishte tërë kohën nga pas, Brikena i thotë stop dhe ai ndalon. Nuk mendoj që ka një pëlqim të vërtetë. Po e përdor vetëm për lojë se e di që çiftet ecin. Nuk kanë për t’u bërë çift. Mateo ka pasur shumë raste që është treguar egoist.

Ai s’ka interes. Do doja shumë ta merrte Brikena dashurinë e publikut, mendoj që ajo e ka kuptuar lojën e Mateos prandaj nuk ia jep mundësinë.

Finalistë shoh Rogertin, Mirin, Stenaldo, edhe ai është shumë mirë. Fituese do doja Selin. Është shumë e zgjuar po e bën lojën shumë bukur.