Celebrities Film & Tv Gossip

Është thjesht Megan Fox dhe sharmi i saj! Aktorja ndryshon ‘look’ dhe kjo jo pa qëllim!

Së fundmi, aktorja e njohur Megan Fox ka ndryshuar ‘look’ dhe kjo jo pa qëllim. Aktorja e famshme e “Jennifer’s Body”, postoi një fotografi në Instagram, duke treguar se ka lyer flokët duke u bërë bionde, me një nuancë gri. Në mbishkrimin e fotos, artistja shkroi se:

Kështu duket vajza e djallit. “Johnny & Clyde” së shpejti, në pranverën e 2022.

https://www.instagram.com/p/CUxgS-Ll-rY/

Filmi përveç Megan, përfshinë edhe aktorë të tjerë të njohur si Tyson Ritter, Bai Ling dhe Vanessa Angel dhe është një paraqitje e re në historinë e famshme të Bonnie dhe Clyde. Filmi aktualisht është duke u xhiruar në Rhode Island dhe pritet të publikohet vitin e ardhshëm. Ndërkaq, rikujtojmë që Megan aktualisht po shijon romancën me yllin e muzikës, Machine Gun Kelly.

Dyshja e njohur kanë filluar të takohen që nga pranvera e vitit 2020 dhe që prej atëherë ata kanë qenë të pandashëm nga njëri-tjetri. Stili i tyre dhe mënyra e veshjes gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kjo për arsyen se ata janë kombinuar si dy binjakë me veshjet e tyre. Aktorja super seksi është nënë e tre fëmijëve nga martesa me aktorin, Brian Austin Green.

Së fundmi, Fox ka folur për fëmijët e saj me ish-bashkëshortin Brian Austin Green. Në një intervistë, Megan ka treguar se shpesh herë ajo është kritikuar nga njerëz “të këqinj” për stilin e veshjes së djalit të saj të madh. Gjithashtu ajo ka zbuluar se djali bullizohet nga shokët e klasës të cilët i thojnë se djemtë nuk veshin fustane.