Health & Beauty Lifestyle

Është virale në rrjet, por si po ndikon ngjyra e thonjve të kuq në vetëbesimin tonë?!

TikTok është plot me këshilla dhe truke që kthehen shumë shpejt në virale. Një shembull është “teoria e thonjve të kuq”, e cila thekson idenë se kjo nuancë e përjetshme është ideale për çdo kohë dhe vend. Teoria e thonjve të kuq u shfaq në fillim të vitit 2022 kur eksperti i marrëdhënieve me publikun Robyn Delmonte vuri re efektin dhe shkroi në TikTok:

E di që djemtë tërhiqen nga thonjtë e kuq dhe jo vetëm për qasjen romantike. Lidhja me ngjyrat nis që në fëmijëri, ndaj për shumë burra, kjo nuancë manikyri u kujton thonjtë e mamave të tyre.

Përdorimi i ngjyrës së kuqe në situata të tjera, padyshim në buzë ose në veshje, tërheq njësoj vëmendjen. E kuqja shpesh lidhet me dashurinë, romancën dhe pasionin në shumë kultura. Por, ekspertët thonë se ngjyra e gjakut, të kujton vitalitetin dhe energjinë dhe se të gjitha këto lidhje mund të ndikojnë në mënyrë të pandërgjegjshme te individët në aspektin mendor. Pra, thënë ndryshe, kur individët ndihen të sigurt dhe rehat në lëkurën e tyre, kjo mund t’i bëjë ata më tërheqës për të tjerët dhe manikyri i kuq e ka këtë fuqi.