Lajmet e fundit

Festat po afrojnë, po ashtu dhe orari i thonjve! Cilat dizajne po “çmendin” rrjetin?

Asnjë ngjyrë nuk simbolizon festën më shumë se e kuqja, veçanërisht kur zbukuron thonjtë gjatë sezonit të fundvitit.

Këtë vit, thonjtë e kuq po përjetojnë një rikthim të fuqishëm, duke u shndërruar në zgjedhjen kryesore të shumë vajzave dhe stilistëve të bukurisë.


Nga nuancat elegante bordo deri tek të kuqet e ndritshme me shkëlqim festiv, mundësitë për nail art janë pothuajse të pafundme.

Detaje të imëta dekorative, kristale delikate dhe efekte metalike po përdoren gjerësisht për t’i dhënë çdo manikyri një pamje më të sofistikuar dhe magjike.

Sipas trendeve të këtij viti, kombinimi i stilit klasik me elemente kreative është ai që po dominon, thonjtë e kuq po duken si “dhurata të vogla” që kompletojnë look-un nën dritat e pemës së Krishtlindjes.

Dhe natyrisht, modelet më të bukura janë tashmë kudo në rrjete sociale, duke inspiruar manikyrin perfekt të festave.