E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP, për të folur më shumë për situatën aktuale të virozave dhe gripit në vend. Si mund të ruhemi gjatë kësaj periudhe?
Një vëmendje të madhe ka marrë dhe virusi respirator Metapneumovirusi Njerëzor (HMPV), që po qarkullon në Kinë. Por a ka vend për panik tek ne?
Metapneumovirusi Human është si viruset e tjera respiratore. Është brenda së njëjtës familje. Ne e kemi konfirmuar dhe vite më përpara. Kemi pasur raste si gishtat e dorës, raste të shkëputura, jo shpërthime madhore. Kina shquhet për këto njoftimet në fund të dhjetorit ose fillim të janarit. Ka një mbipopullim, ka një popullatë shumë të ekzagjëruar, ka sisteme monitorimi tepër dedektuese dhe sigurisht Metapneumovirusi në atë lloj popullsie bën diferencë. Është mëse normale që viruset respiratore të bashkëqarkullojnë me njëri-tjetrin. Se kush lufton ndaj tjetrit dhe se kush predominon, aktualisht predominon gripi.