Aktualitet Sport

“Euro 2020”, rreth 100 tifozë finlandezë u infektuan me COVID-19 gjatë udhëtimit në Rusi!

Gati 100 tifoz të ekipit kombëtar të futbollit të Finlandës, të cilët udhëtuan në Rusi për ndeshjen e cila u mbyll me humbje 2-0 nga Belgjika në ndeshjen e “Euro 2020”, janë infektuar me koronavirus. Kryeministrja Sanna Marin u bashkua me autoritetin shëndetësor të THL (Instituti Finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie) duke mbikëqyrur epideminë për të thirrur finlandezët që u kthyen në shtëpi pas humbjes të së hënës në Shën Petersburg për të bërë një test.

Ajo tha se:

Është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë nga një test. Rastet e mundshme do të identifikohen dhe infeksioni nuk do të përhapet.

Testet e kryera në pikat doganore përgjatë kufirit me Rusinë tashmë kanë rezultuar me 86 raste pozitive dhe më shumë analiza do të ketë në vazhdim. Turma nga rreth 3,000 mbështetës finlandezë që kaluan kufirin bëri që zyrtarët të lejonin 800 persona të hynin në vend pa bërë një test.

Rikujtojmë, se Rusia raportoi dje më shumë se 20,000 infeksione të reja me koronavirus dhe 568 vdekje, një kulm që nuk është parë që nga janari, pasi lufton me një shpërthim të shpejtë të variantit Delta.

“THL” u bëri thirrje të gjithë atyre që u kthyen të siguroheshin se do të bënin një test brenda 72 orësh, duke vënë në dukje se shkalla e infeksionit në Shën Petersburg ishte 20 herë më e lartë se ajo në Finlandë.

Ndërkaq, “EURO 2020” ka mbyllur fazën e parë, atë të grupeve, ku top shënues aktualisht është Cristiano Ronaldo me 5 gola. Portugezi i ka ndëshkuar tre skuadrat në grup, duke nisur me Hungarinë fillimisht (2 gola) e për të vijuar me Gjermaninë (1 gol) dhe Francën (2 gola).