“EURO 2020” ka mbyllur fazën e parë, atë të grupeve, ku top shënues aktualisht është Cristiano Ronaldo me 5 gola. Portugezi i ka ndëshkuar tre skuadrat në grup, duke nisur me Hungarinë fillimisht (2 gola) e për të vijuar me Gjermaninë (1 gol) dhe Francën (2 gola).
Në 10 shënuesit më të mirë është edhe një lojtar shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili me Zvicrën e ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë. Ai ka shënuar dy gola shumë të bukur ndaj Turqisë.
Janë pesë lojtarë që kanë shënuar nga tre gola: Patrik Schick, Emil Forsberg, Romelu Lukaku, Georgino Wijnaldum dhe Robert Lewandowski. Shumë prej tyre janë në fazën e eliminimit direkt dhe renditja mund të ndryshojë.
🔝 @Cristiano sits top after the group stage! ⚽
🔮 Who'll go on to claim the Top Scorer crown? @alipay | #EUROtopScorer | #EURO2020
— UEFA EURO (@UEFAEURO) June 24, 2021
Rikujtojmë, se sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautović, ashtu sikurse shumë tifozë dhe lojtarë tjerë mendon se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë njerëz. 32-vjeçari, i cili ka shënuar një herë për Austrinë në Kampionatin Evropian të kësaj vere, është i bindur se dyshja Messi-Ronaldo kanë ardhur nga një planet tjetër për të marrë të gjitha trofetë dhe për të dominuar ligat e tyre përkatëse.
Me dopietën e shënuar ndaj Francës në ndeshjen e fundit në grup, Cristiano Ronaldo jo vetëm që i dha mundësi Portugalisë të kualifikohet për në fazën e 1/8-ave, por preku shifrën e 109 golave të shënuar me luzitanët, duke barazuar një tjetër rekord të historisë së futbollit.
Ylli portugez barazoi Ali Daei në krye të listës së golashënuesve në nivel përfaqësueseje dhe me golin e radhës që do të shënojë, do ta ruajë këtë rekord i vetëm, ndërsa menjëherë pas ndeshjes ka marrë edhe komplimentat e ish futbollistit iranian, por tani edhe të legjendës braziliane Pele.