Sport

Europa League, Kombëtaret shqiptare të Volejbollit nisin grumbullimin

Kombëtaret shqiptare të Volejbollit nisën grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për Europa League-n, turne ku marrin pjesë për herë të 3-të me radhë. Edicioni do të startojë më 20 Maj dhe Shqipëria do të përfaqësohet si me kombëtaren e femrave, ashtu edhe të meshkujve. Ata kanë përpiluar edhe listat e lojtarëve, që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur sot stërvitjen.