Sonte luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League-s: Arsenal-Atletico Madrid e Olimpik Marsejë-Salzburg. Nuk ka dyshim se vëmendja është në “Emirejts Stadium”. Në orën 21:05, aty do të luhet sfida që konsiderohet si finalja e parakohshme: Arsenal-Atletico Madrid, në të parën përballje mes tyre. Në të njëjtin orar nis dhe ndeshja tjetër, mes francezëve të Olimpikut të Marsejës e austriakëve të Salzburgut.