Barcelona tashmë ka një kundërshtar për trofeun Joan Gamper më 19 gusht.
Edhe pse ishte një sekret i cili tashmë nuk është më, skuadra e Hansi Flik do të përballet me skuadrën egjiptiane Al-Ahly, e cila ka njoftuar përmes rrjeteve të tyre sociale se ka arritur tashmë një marrëveshje për të qenë rivalja e Barçës në ndeshjen tradicionale verore të Barçës. Do të jetë e para që do të luhet në “Spotify Camp Nou” pas rinovimit. Al-Ahly ishte ai që komunikoi praninë e tij në trofeun “Joan Gamper” përmes një deklarate.
“Klubi i futbollit të Al-Ahly mbyll të gjitha marrëveshjet me klubin e Barcelonës. Një delegacion nga kompania e futbollit të Al-Ahly, që përfshinte si Ahmed Hossam Avad, anëtar i bordit të klubit dhe të kompanisë, dhe Nera Ali, drejtorin ekzekutiv të kompanisë, bënë një vizitë të shkurtër në Spanjë. Vizita shërbeu për të finalizuar marrëveshjen me klubin për të luajtur një ndeshje futbolli midis dy klubeve më 19 gusht”.