Aktualitet

Falimenton “AirItalia”, kompania e dytë më e madhe në vend

Air-Italia ka pezulluar operacionet pasi pronarët e saj shpallën falimentin duke i lënë klientët me fluturime të prenotuara pas 25 shkurtit, në paqartësi. Kompania e dytë më e madhe në Itali, pas Al-Italias, tha se vendimi për likuidimin, u mor në dakordësi me aksionerët. Kompania me bazë në Sardenjë, operonte në linja të brendshme në Itali por edhe distanca të largëta si Nju Jorku, Majemi dhe Los Angeles.