Aktualitet

Koçiu dënon dhunën në protestë: Kush shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë!

Me aktet e sotme të dhunës, protesta para Kuvendit “hoqi maskën” dhe përfundoi në dhunë e kaos. Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila komentoi incidentet e ndodhura gjatë tubimit, ku u sulmuan me vezë deputetë dhe me gurë efektivë të Policisë së Shtetit.

Në reagimin e saj, zëvendëskryeministrja shprehu gjithashtu mbështetje për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa theksoi se kushdo që ka tejkaluar kufijtë e ligjit do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

” U desh shumë pak që kjo protestë të hiqte maskën. Nga pankartat me meme, te vezët, e më pas te dhuna dhe kaosi, pikërisht aty ku dukej se ishte planifikuar të mbërrinte që në fillim. Kjo nuk është më një protestë qytetare me kauza të drejta. Është i njëjti skenar i vjetër, i njëjti refren i konsumuar i një grupi vandalësh që i kanë mbetur peshqesh Shqipërisë, për t’u kujtuar shqiptarëve çdo ditë pse nuk duhet të kthehemi më pas te këto shembuj të shëmtuar. Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. Kushdo që tejkalon kufijtë ligjorë do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë” u shpreh ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=RIQ61s5WDQU

‘Protesta ia la vendin sherrit dhe dhunës’, Balla publikon videon e efektivit të plagosur: Prej 32 vitesh në detyrë, sot e gjakosën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu bashkua reagimeve pas incidenteve në protestën para Kuvendit, ku mbetën të lënduar efektivë të Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ndau rastin e efektivit Festim Kamberi, i cili u gjakos sot pas 32 vitesh në detyrë.

“Punonjësi i Policisë së Shtetit Festim Kamberi prej 32 vitesh në detyrë. Sot e gjakosën. Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik” tha Balla.