Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.
Në episodin e parë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për këtë program. Ndërkohë që ka përmendur dhe fjalët e saj duke thënë se mund të shkëputej nga televizioni për t’ju përkushtuar jetës familjare. Ronaldo ka kërkuar dhe mendimin e të pranishmëve për rolin e Kiarës, ndërkohë që këta të fundit kanë folur me superlativa për të.
Ronaldo: Nuk mendoj se Kiarës do t’i duhet kjo gjë tani…Për më tepër që ajo vetë ka thënë që do kohë për t’ju përkushtuar familjes dhe do të shkëputej nga televizionit….Po fama është e rrezikshme ndonjëherë. Kiara moj motër, moj e zezë mos je rrotull
Personazhet e Kepit kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision, ku së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit. Në nisje të emisionin, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.