Showbiz

Fansat falenderojnë Kourtney Kardashian për publikimin e kësaj fotoje

Motrat e klanit Kardashian-Jenner gjithmonë janë në qendër të vëmendjes dhe kritikëve për përdorimin e tepërt të photoshop-it.

Në të gjitha fotot ato duken perfekte por Kortney Kardashian më në fund na vërtetoi të kundërtën. Ajo ka postuar një foto me bikini të zeza ku duken qartë strijat e saj tek të pasmet.

Kjo foto menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut të cilët e kanë falenderuar për sinqeritetin e saj dhe mungesën e komplekseve.

“Faleminderit që nuk i fshehe strijat e tua” -komentoi një fansave përbri fotos e cila ka marrë përgjigje nga ylli i “Keeping up with the Kardashians” që thotë se ajo i adhuron strijat e saj.