Celebrities Showbiz

Fansat irritohen keq me Kim Kardashian, por pse?!

Kim Kardashian ka marrë një sërë kritikash nga ndjekësit pasi ka postuar në internet disa ‘spoiler’ për filmin “Spider-Man: No Way Home”. Fansat nuk janë të kënaqur me yllin e rrjeteve sociale pasi Kim lejoi që ato imazhe në Instagram të ‘marrin dhenë’ këtë javë.

41-vjeçarja duket se e ka pëlqyer vërtet filmin e fundit të Spider-Man, sepse ajo donte ta ndante atë përvojë me të gjithë fansat e saj. Sidoqoftë, ndjekësit nuk e kanë pëlqyer aspak këtë veprim të Kim. Në fakt, shumë prej tyre e gjykuan në komente në rrjetet sociale. Arsyeja se pse ndodhi gjithë kjo zhurmë?

https://twitter.com/BriCutter/status/1475683249510883332?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1475683249510883332%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fcomicbook.com%2Fmarvel%2Fnews%2Fkim-kardashian-posted-spider-man-no-way-home-spoilers%2F

Thjesht sepse ka njerëz që ende nuk e kanë parë filmin dhe ajo e prishi emocionin. Tashmë postimi i Kim nuk ekziston më, por kjo nuk i ka ndaluar aspak ndjekësit në rrjet që të vërshojnë me statuse, komente apo dhe meme për këtë situatë.

Dikush shkroi:

Pse e postoi Kim Kardashian filmin e “Spider-Man” në Instagram kur ajo ka me miliona ndjekës?

https://twitter.com/notangelcast/status/1475679428227178502?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1475679428227178502%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fcomicbook.com%2Fmarvel%2Fnews%2Fkim-kardashian-posted-spider-man-no-way-home-spoilers%2F

Rikujtojmë se, pak ditë më parë Kanye West dhe modelja Venetria i kanë dhënë fund lidhjes së tyre jetëshkurtër. Reperi 44-vjeçar dhe modelja 22-vjeçare nisën rrugët e tyre të ndara pasi ishin lidhur vetëm për disa muaj. Ndarja vjen pas lutjes së Kanye-s për ish-gruan e tij, Kim Kardashian, që të kthehej tek ai në koncertin e tij me Drake, pavarësisht se ylli 41-vjeçar i “KUWTK” nuk tregoi shenja të ngadalësimit të procedurave të tyre të divorcit.

Dhe tani, Kanye West ka blerë një shtëpi prej plot 4.5 milionë dollarë në krah të shtëpisë së ish-gruas së tij Kim, në Hidden Hills të Los Angeles. Reperi, i cili ka katër fëmijë me Kim është bërë pronar i një shtëpie me 5 dhoma gjumi në lagjen periferike të Los Angeles, të preferuar nga shumë yje. Kanye së fundmi ka shprehur publikisht planin e tij për të bashkuar familjen dhe për t’u pajtuar me Kim, pavarësisht se ylli i “KUWTK” po vazhdon romancën me Pete Davidson.