Showbiz

Fansat kërcënojnë Justin Bieber pas shakasë së 1 prillit

Këngëtari i famshëm Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Bladwin arritën të gënjenin një rrjet të tërë më 1 prill.

Kanadezi postoi në rrjetin e tij social Instagram një seri fotosh të modeles dhe një pamje ultrasound ku tregonte se ajo ishte shtatzënë.

“Nëse mendoni se është gënjeshtër 1 prilli” ,-shkruan ai në diçiturën e një prej fotove ku Hailey shfaqej duke u kontrolluar nga mjekët për shtatzëni.

Fillimisht të gjithë e besuan duke uruar çiftin për këtë bekim por më pas kur këngëtari zbuloi se ishte thjesht një gënjeshtër, fansat e tij nisën ta kërcënojnë.

“Je krejtësisht i papjekur dhe nuk meriton të bëhesh baba” ,-shkruante dikush në koment.

“Mamaja jote duhet të të kishte mësuar ndryshe. Si mund të tallesh me diçka të tillë kur ka familje që kanë humbur fëmijë apo vajza që nuk mbesin dot shtatzënë” ,-shkruante një tjetër.

Sa i përket komenteve të shumta negative, Justin Bieber vendosi t’i injorojë plotësisht.