Celebrities Gossip Showbiz

Fansat në shok? Adam Levine shfaqet krejt ndryshe në tapetin e kuq dhe ndez dyshimet për ndërhyrje estetike!

Vokalisti i Maroon 5, Adam Levine, ka marrë gjithë vëmendjen gjatë një daljeje të fundit në tapetin e kuq në Santa Monica, ku u shfaq krah bashkëshortes së tij, Behati Prinsloo.

Fotot e çiftit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ndryshimi i dukshëm në pamjen e këngëtarit. Levine u shfaq me fytyrë të rruar plotësisht, pa mjekrën dhe mustaqet e tij karakteristike, duke habitur fansat që janë mësuar me look-un e tij të zakonshëm.

Reagimet nuk vonuan: nga shaka deri te konfuzioni total. Disa përdorues ngritën dyshime nëse ishte vërtet ai, ndërsa të tjerë spekuluan për ndërhyrje estetike, si Botox apo lifting fytyre, pasi fytyra e tij dukej më e tendosur se zakonisht.

Megjithatë, këngëtari nuk ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve që po qarkullojnë online.

Pavarësisht zhurmës në rrjet, Levine vazhdon të jetë aktiv në karrierën e tij. Ai konfirmoi së fundmi rikthimin në jurinë e The Voice, duke treguar se është i entuziazmuar për këtë eksperiencë.

Do të rikthehem. Po e shijoj shumë dhe jam i lumtur të vazhdoj për aq kohë sa ata më duan aty

-u shpreh ai në një intervistë për median amerikane.

Ndërkohë, fansat vazhdojnë të diskutojnë, është thjesht një ndryshim look-u apo diçka më shumë?