Showbiz

Fansi ‘i çmendur’ i Bebe Rexhës bën ëndrrën e tij realitet

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka bërë realitet ëndrrën e një fansi të saj në Brazil.

Gjatë koncertit të saj në Rio De Janeiro, një fans i zjarrtë i Bebes ka kaluar me forcë rojet e sigurisë vetëm për të takuar idhullin e tij.

Mes lotësh dhe ulërimash, djali i’a arriti qëllimit dhe reagimi i Bebes është vlerësuar nga të gjithë. Këngëtarja jo vetëm që e takoi por nuk lejoi rojet që ta largonin fansin.

Përkundrazi, ajo e ftoi atë të ngjitej në skenë për të qenë pranë artistes teksa performonte hitin “Say My Name”. Këtë moment emocionues, Bebe Rexha e ka shpërndarë në platformat e saj sociale duke falenderuar të gjithë fansat që e mbështesin.