Celebrities Gossip Showbiz

Fejohet me të dashurën e tij prej 4 vitesh futbollisti i Arsenalit Jorginho, dalin pamjet e propozimit romantik!

Së fundmi futbollisti i Arsenalit Jorginho është fejuar me të dashurën e tij Catherine Harding. 31 vjeçari i propozoi bukuroshes i ulur në gjunjë teksa vendi ishte i rrethuar me trëndafila të kuq dhe qirinj. Çifti janë lidhur me njëri-tjetrin në vitin 2020 dhe kanë një djalë të quajtur Jax, 3-vjeç.

Sportisti brazilian dukej shumë klas me një kostum të zi, ndërsa e fejuara e tij, ish-partnerja e aktorit Jude Law, dukej rrëzëllitëse me një fustan të kuq. Catherine publikoi një sërë fotografish nga momenti i ëmbël në Instagramin e saj dhe shkroi: “Dashuria ime”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Catherine Harding (@cat_cavelli_)

Ajo postoi gjithashtu një video të propozimit, e cila kapte momentin që Jorginho e befasoi me këngën ‘Never Break’ të John Legend. Ajo e ka shoqëruar klipin me mbishkrimin: “Kapitulli tjetër në historinë tonë”. Rikujtojmë, se Cat ka një vajzë të quajtur Ada, 8-vjeçe, me ish-in e saj Jude Law. Lojtari i Arsenalit nga ana tjetër ka dy fëmijë me ish-gruan e tij, Natalia Leteri.