Aktualitet

Vrau me çifte bashkëshorten, 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend në Shkodër!

Krim tronditës në Shkodër, një 62-vjeçar vrau më armë gjahu bashkëshorten. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në unazën lindore të qytetit verior, ne lagjen ”Mark Lula”.

Shtjefën Ziçi, tashme i ndaluar, dyshohet se per motive te dobeta qëlloi me çifte gruan e tij, shtetasen Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.