Celebrities Gossip Showbiz

Nëna e aktores së famshme ndërron jetë një javë pasi u diagnostikua me kancer!

Jennifer Grey ka njoftuar vdekjen e nënës së saj, Jo Wilder, e cila ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, vetëm një javë pasi mësoi se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri. Ish-ylli i “Dirty Dancing” dhe “Ferris Bueller’s Day Off” ndau me ndjekësit në Instagram disa imazhe të nënës në rininë e saj. “Nëna ime, Jo Wilder, ndërroi jetë më 4 korrik në moshën 94 vjeç me zgjedhjen e saj, sipas kushteve të saj, pikërisht ashtu siç jetoi”, shkruan 66-vjeçarja. Ndërsa për diagnozën e saj të kancerit, aktorja shkruan:

Një javë më parë, ajo mësoi se kishe kancer në mushkëri. Besnike ndaj asaj që ishte, ajo zgjodhi hirin mbi frikën, duke kuptuar se largimi nga kjo botë me dinjitet është një nder, jo një tragjedi.

Më pas, Jennifer Grey vijon: “Ajo ishte e mrekullueshme dhe e talentuar, një aktore e re premtuese në skenën e Nju Jorkut në rininë e saj. Ajo thoshte se kurrë nuk iu përgjigj plotësisht kësaj thirrjeje; në vend të kësaj u bë nënë. Nëse do të kishte zgjedhur ambicien mbi mua dhe vëllain tim, nuk do ta kishim pasur kurrë nënën që patëm”. Jennifer foli më tej për rolin e nënës së saj si aktiviste:

“Pasioni i saj gjeti rrugë të tjera: ajo ishte një aktiviste e përjetshme, e sinkronizuar fort me të drejtën dhe të gabuarën. Dhe për vite me radhë, shumë njerëz zbuluan syrin e saj të jashtëzakonshëm përmes Wilder Place, dyqanit të saj në Melrose. Ajo ishte e guximshme dhe e thellë. Të dua, mami. Faleminderit që më tregove se si t’i bëj të gjitha, madje edhe këtë, me hir”.