FIFA ka hedhur një hipotezë të re, mbi një kompeticion të ri të ngjashëm me Botërorin por me përmasa më të vogla. Turneu i ri pritet të luhet çdo dy vite, duke nisur nga viti 2021. Pritet të jetë një kompeticion midis 8 skuadrash, që mund të zhvillohet mes tetorit e nëntorit, 8 kombëtare që do të zgjidhen nga të gjitha kontinentet.