Film & Tv

Filmi “F1” me protagonist Brad Pitt thyen rekord!

Filmi “F1”, me protagonist Brad Pitt, është në rrugën e duhur për t’u bërë një sukses i madh veror, pasi fitoi më shumë se 144 milionë dollarë gjatë fundjavës së fundit të shfaqjes. Vlerësohet se drama sportive rreth Formula 1 fitoi më shumë se 55.6 milionë dollarë në fundjavën e parë të publikimit në Amerikën e Veriut dhe fitoi më shumë se 144 milionë dollarë në të gjithë botën. Warner Bros, e cila u partnerizua me Apple për të publikuar “F1”, priste që filmi të “shitet mirë” jashtë SHBA-së. “Pitt ishte ‘përbërësi sekret në film’”-tha Jeffrey Goldstein, kreu i shpërndarjes për Warner Bros. Pas debutimit global të “F1”, kreu i Apple, Zack Van Amburg, foli për fundjavën e premierës së jashtëzakonshme të filmit.

“Debutimi i jashtëzakonshëm i filmit pasqyron si emocionin e Formula 1 ashtu edhe historinë thellësisht emocionale dhe argëtuese të krijuar nga i gjithë kasti dhe ekipi krijues. Përkushtimi dhe inovacioni i tyre kanë ushqyer një përvojë të paharrueshme kinematografike”-tha ai. Në filmin “F1”, Pitt luan rolin e Sonny Hayes, një pilot i dështuar i Formula 1, i cili rekrutohet nga miku i tij i hershëm dhe ish-shoku i skuadrës Ruben Cervantes (Javier Bardem) dhe ai bashkohet me ekipin e Formula 1 APXGP, i cili po lufton për mbijetesë, ku përplaset me pilotin arrogant Joshua Pearce (Damson Idris) ndërsa përpiqet ta udhëheqë ekipin drejt fitores për herë të parë.

Rikujtojmë, se aktori i njohur, Brad Pitt, kujtoi së fundmi vizitën e tij të parë në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ pas divorcit nga Angelina Jolie. Kjo periudhë e jetës së tij ishte jashtëzakonisht e trazuar për të dhe ai vendosi të kërkonte ndihmë profesionale. “Kisha nevojë të vija në vete për disa gjëra. Provova gjithçka dhe çdo gjë, gjithçka që më ofronin njerëzit. Ishte një periudhë e vështirë. Kisha nevojë për një rifillim të jetës”-tha ai gjatë një paraqitjeje në podcast-in “Armchair Expert”.