Celebrities Showbiz Sport

Fitoi luftën kundër kancerit, por i thotë lamtumirë futbollit! Cili është futbollisti i njohur?

Simone Muratore, futbollisti italian që njëherë ëndërronte të luante në nivelet më të larta, ka marrë një vendim të dhimbshëm për të varur këpucët e futbollit në moshën 26-vjeçare, pas një periudhe të vështirë që e detyroi të tërhiqej nga loja profesionale. Disa vite më parë, ai ishte një lojtar i Juventusit, duke debutuar në Ligën e Kampionëve vetëm disa ditë pas nënshkrimit të kontratës me klubin, por jeta e tij mori një kthesë të papritur.

Pas një periudhe te Atalanta, si dhe huazimeve te Reggiana dhe Tondela, Muratore u diagnostikua me një tumor. Në verën e vitit 2023, ai u detyrua të largohej nga Atalanta për shkak të sëmundjes dhe të bënte një pauzë të gjatë në karrierën e tij. Pas një beteje të mundimshme dhe një periudhe trajtimesh, ai arriti të mposhtte tumorin dhe të fitonte luftën më të rëndësishme të jetës së tij.

Megjithatë, së fundmi Muratore ka bërë të ditur se për shkak të pasoja të tjera nga trajtimi, ai nuk do të mund të luajë më futboll. Në një mesazh emocionues lamtumire, ai tregoi se sëmundja kishte kërkuar një periudhë të gjatë rehabilitimi, ku ai duhej të mësonte sërish gjëra themelore si të fliste, të ecte, të shkruante dhe të lexonte.

Muratore ishte gjithashtu një anëtar i ekipit kombëtar të të rinjve të Italisë dhe kishte luajtur për kategoritë e moshave deri në grupmoshën nën 21 vjeç. Ai arriti të luante pesë ndeshje për ekipin e parë të Juventusit, përpara se të transferohej te Atalanta, ku ëndërronte të vazhdonte karrierën e tij.

Karriera e tij në futboll mund të ketë mbaruar herët, por historia e tij është një shembull i forcës dhe qëndrueshmërisë përballë sfidave të jetës.