Sport

Fitorja në Serbi rikthen interesin për Kombëtaren, ja sa tifozë priten sot në ‘Air Albania’!

Sot në orën 19:00 në “Air Albania” luhet sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Në stadiumin e kryeqytetit pritet që të ketë 12 mijë tifozë, me interesin e tifozëve që është shtuar për këtë miqësore, pas fitores 0-1 të kuqezinjve kundër Serbisë tre ditë më parë.

LEXO EDHE: Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore!

Takimi i sotëm kundër Jordanisë është i dyti mes këtyre skuadrave. Ishte 10 tetori i 2018, pra diçka më shumë se shtatë vite më parë kur në ‘Elbasan Arena’ Shqipëria dhe Jordania barazonin 0-0. Arbitër kryesor sot do jetë zvicerani Lukas Fähndrich, me ndihmësa bashkëkombasit Jonas Erni dhe Nicolas Müller. Arbitër i katërt shqiptari Juxhin Xhaja.

Sylvinho me ekip të dytë

Kundër Jordanisë, nga minuta e parë pritet një ekip totalisht ndryshe nga sfida në Leskovac, fituar 0-1 kundër serbëve. Pritet që ‘ekipi i dytë’ i Kombëtares të jetë në fushë, një mundësi për lojtarët që nuk kanë marrë minuta. Nga fillimi edhe Klisman Cake, që duket se do debutojë me ngjyrat kuqezi, ndërsa në pjesën e dytë minuta duhet të ketë edhe për Nazmi Gripshin.

LEXO EDHE: Sylvinho në konferencë për shtyp: Ndihem 8.5/10 shqiptar. Ndryshimet e formacionit!

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Dajsinani; Balliu, Cake, Mihaj, Aliji; Ramadani, M. Berisha, N. Bajrami; Hoxha, Asani, Daku Trajner: Sylvinho