Sport

Shqipëri – Jordani, ja formacioni i kuqezinjve!

Shqipëria sfidon Jordaninë në miqësoren që luhet në “Air Albania” në orën 19:00. Sylvinjo në mënyrë të pritshme ka bërë rotacion . Në portë do të jetë Dajsinani, në mbrojtje rreshtohen Mihaj, Balliu, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë Asllani, Shehu dhe Bajrami. Përpara vendosen Asani, Hoxha dhe Daku.

Pas fitores me Serbinë, trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen në Leskovac, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.

Ndryshimet e Silvinjos nisin nga porta ku luan Dajsinani në vend të Strakoshës, për të vazhduar me mbrojtjen ku është ndryshuar gjysma e futbollistëve pasi Balliu dhe Mihaj do të përbëjnë krahun e djathtë të prapavijës, në vend të Ajetit dhe Hysajt.

Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin, ndërsa Bajrami vendoset në vend të Laçit.

Kurse sulmuesi është ribërë nga e para me treshen Hoxha-Asani-Daku që luan në vend të asaj Uzuni-Broja-Manaj që zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Serbisë.

Në stadium, për këtë sfidë, pritet të jenë rreth 12 mijë tifozë. Ndeshja përcillet drejtpërdrejt në DigitAlb.