Politikë

Fleckenstein: Bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi!

Nga Tirana, Knut Fleckenstein kërkoi sot që Shqipëria të bëjë detyrat e shtëpisë hap pas hapi, ndërsa vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE u shty për në qershorin e ardhshëm. Raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Europian  i është bashkuar një tryeze të organizuar pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të BE-së. Pjesëmarrës janë dhe Ditmir Bushati e Romana Vlahutin. Kryediplomati theksoi se “Një vit kohë do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”. Ndërkaq, ambasadorja e BE-së, nënvizoi se “Shqipëria humbi shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që ka bërë punë të madhe me Reformën në Gjyqësor”.