Aktualitet

FMN ul vlerësimet e rritjes së GDP-së në Eurozonë

Rritja ekonomike e Eurozonës duhet të ngadalësohet më shumë sesa pritej, pasi kriza në sektorin e prodhimit mund të përhapet në sektorin e shërbimeve më të mëdha, përballë tensioneve të zgjatura në tregtinë globale. Kështu njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar. Prodhimi i brendshëm bruto i Eurozonës me 19 anëtarë do të rritet me një normë prej 1.2 për qind këtë vit, që është më e ulët se parashikimi i mëparshëm i Fondit prej 1.3 përqind në prill.