Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Drizës në Fier. Deri më tani dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Situata vijon të paraqitet dramatike në Drizë të Fierit teksa flakët kanë përfshirë dhe një objekt, ndërsa ndërhyrja nga ajri me helikopter po vijon. Banorët janë të frikësuar për shkak të rrezikut që u kanoset teksa flakët janë fare pranë shtëpive të favorizuara dhe nga erërat e forta. Tymi ka mbuluar zonën ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve, rreth 50 efektivë të angazhuar.
Ishin erërat e forta që përhapën flakët ndërsa zjarri rrezikuan dhe depot qendrore të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit, por zjarri aty u neutralizuara. Rreziku i kanoset dhe banesave pranë si dhe bizneseve në zonë.
Situata vijon të jetë jashtë kontrolli ndërsa është dashur ndërhyrja nga ajri me helikopterë. Për shkak të situatës serioze, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin Qafa e Koshovicës – Cakran.
Në afërsi të banesave janë dislokuar ambulanca dhe policia ndërsa tashmë prioritet po i jepet mbrojtjes së banesave.
Përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier tha se vatra e zjarrit mbetet problematike për shkak se banesat janë pranë zonës së ullishteve.
“Situata është problematike, është një vatër zjarri që ka marrë një shtrirje të gjerë për shkak të bimësisë dhe erës. Jemi të fokusuar në mbrojtjen e banesave, pasi këtu ëshjë një zonë e banuar. Në vendngjarje ndodhen 10 automjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë”, tha Kreshnik Ymeraj.
LEXO EDHE: EUROPA “NË ZJARR”/ Temperaturat rekord dhe paralajmërimet e ekspertëve për verë më ekstreme