Bota

Forcat izraelite konfiskuan anijen e nisur drejt Gazës ku udhëtonte edhe Greta Thunberg!

Forcat izraelite konfiskojnë anijen me ndihma të nisur drejt Gazës duke mos lejuar thyerjen e bllokadës detare në vendin e shkatërruar nga lufta e ndaluan aktivisten Greta Thunberg, si dhe 11 të tjerë. Mjeti lundrues u dërgua në një port izraelit.

Anija Madleen, me flamur britanik, e operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze (FFC), synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gazë sot pasdite e të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez.

Por, anija u kap gjatë natës, para se të arrinte në breg, njoftoi FFC-ja në llogarinë e saj në Telegram.

Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi se Izraeli e ka marrë nën kontroll anijen.

Jahti i selfie-ve i të famshmëve po shkon i sigurt drejt brigjeve të Izraelit. Pritet që pasagjerët të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Të gjithë udhëtarët janë të sigurt dhe të padëmtuar. Ju janë dhënë sanduiçë e ujë. Spektakli mbaroi.

Sasia e vogël e ndihmës që ndodhej në jaht dhe nuk u konsumua nga të famshmit do të dërgohet në Gazë përmes kanaleve të vërteta humanitare.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, dje urdhëroi ushtrinë të mos e lejonte anijen të shkonte në Gazë, duke e quajtur misionin e saj “përpjekje propagandistike në mbështetje të Hamasit”. Pjesë e ekuipazhit prej 12 personash ishte edhe Rima Hassan, anëtare franceze e Parlamentit Europian.

Hamasi e dënoi konfiskimin e anijes si “terrorizëm shtetëror” dhe tha se përshëndet aktivistët e saj. Izraeli vendosi bllokadë detare mbi enklavën bregdetare pas marrjes së kontrollit nga grupi radikal palestinez në vitin 2007, me qëllim ndalimin e dërgesave të armëve për grupin militant.

Bllokada ka mbetur në fuqi gjatë disa konflikteve, përfshirë luftën e tanishme, e cila filloi kur militantët e drejtuar nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë mbi 1 mijë e 200 njerëz dhe marrë 251 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Turqia reagoi duke dënuar sekuestrimin e anijes dhe në një deklaratë theksoi se “Izraeli është shtet terrorist”.