Presidenti Donald Trump deklaroi se ka arritur një marrëveshje tregtare me Vietnamin, por nuk dha detaje.
“Sapo bëra një marrëveshje tregtare me Vietnamin. Detajet do të vijojnë më pas!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Pauza 90-ditore e “tarifave reciproke” të Trump skadon më 9 korrik dhe administrata ka punuar me më shumë se një duzinë partnerësh kryesorë tregtarë mbi kornizat e marrëveshjeve tregtare përpara afatit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, iu bëri thirrje militantëve të Hamasit, të bien dakord me atë që e cilësoi si “propozim përfundimtar” për 60 ditë armëpushim me Izraelin, në Gaza.
Për të mirën e Lindjes së Mesme, shpresoj që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse nuk do të bëhet më mirë – VETËM DO TË PËRKEQËSOHET, shkroi Trump në platformën sociale Truth Social.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë raportoi se Izraeli ra dakord me kushtet për të finalizuar armëpushimin 60-ditor, gjatë të cilit, siç tha, “ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës”. Trump shtoi se propozimi do t’i dorëzohet Hamasit nga përfaqësues të Katarit dhe Egjiptit.