Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë pikërisht kundër Anglinë në “Wembley”.
Stërvitjet janë shoqëruar dhe me probleme për ekipin kuqezi, teksa ka Ismajli dhe Kumbulla nuk kanë bindur plotësisht, teksa në fushë pritet që krahë Gjimshitit të jetë Arlind Ajeti, të cilët do të vendosen përballë Strakoshës, ndërsa në krahë me shumë mundësi do të jenë Balliu dhe Aliji.
Mesfusha pritet të jetë ajo e përhershme me Ramadanin, Laçin dhe Asllanin. Asani dhe Bajrami do të mbulojnë krahët e sulmit, ndërsa në qendër të saj është dhe dilema më e madhe e Sylvinhos, midis Manajt dhe Uzunit.
LEXO EDHE: Një speciale e “Pasó”/ TAR sjell mbulimin live të ndeshjes Angli-Shqipëri!
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DigitAlb.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj (Uzuni).
Trajner: Sylvinho
LEXO EDHE: Nis në DigitAlb “KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares!