Pasò Sport

Një speciale e “Pasó”/ TAR sjell mbulimin live të ndeshjes Angli-Shqipëri!

Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Fundjava sportive paraprihet nga më shumë njohuri për të apasionuarit. Të gjitha eventet sportive kanë resumenë e tyre në “Pasó”.

Kombëtarja e Anglisë do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë do të luhet më 21 mars në Wembley dhe pritet të jetë një sfidë tepër e vështirë për kuqezinjtë.

“Pasó” për herë të parë do të bëjë një mbulim të plotë të një ndeshjeje të Kombëtares. Të premten fillon edicioni i eliminatoreve të Kampionatit Botëror FIFA 2026 me ndeshjen e parë Angli-Shqipëri dhe do të kemi një transmetim prej më shumë se 3 orësh në Top Albania Radio. Gjithçka do të fillojë në orën 20:00 me një analizë para ndeshjes. Do të kemi lidhje direkte nga Londra dhe nga stadiumi Wembley, ku do të luhet ndeshja.

Në orën 20:45 do të bëjmë një komentim live në radio për ndeshjen, një komentim me 5 zëra: Edi Manushi, Glenti Nallbani, Gëzim Sinemati, Lorenc Jemini dhe Ervin Fakaj. Në përfundim të ndeshjes, serish në studio me analizën e golave dhe momenteve kyçe. Do të kemi gjithashtu reagimet e lojtarëve menjëherë pas ndeshjes, si dhe të trajnerit Silvinjo. Për këto e shumë surpriza të tjera, na ndiqni të premten në “Pasó”, ora 20:00, në Top Albania Radio.