Sport

Formula 1, Daniel Ricciardo arrin kohën më të shpejtë

Daniel Ricciardo i Red Bull në Formula 1, ishte ai që vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e provave të lira në Baku. Pas tij u rendit Kimi Raikkonen i Ferrari. Ndërkaq Max Verstappen u përmirësua ndjeshëm pas një aksidenti dhe arriti të vendosë kohën e tretë më të mirë. Dy njëvendëshet Mercedes ndanë vendet e 4 dhe 5, me Bottas e Hamilton.