Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar në “Live From Tirana” ishte Inida Gjata për të folur për një sërë masash që ajo mendon se duhen marrë në vendin tonë. Zhaku u shpreh:
Nuk po thotë njeri që të bën mirë, po më mirë fute në sistem. Ti shkon në Amsterdam, kanabisi më i shtrenjtë atje është i Lazaratit. Ia kam sugjeruar personalisht kryeministrit. Mendoj që Edi Rama është i vetmi person që mund ta realizojë këtë gjë, është më mendjehapur ai, mund të jetë pak i vetmuar se nuk i gjen bashkëpunëtorët. Por unë i them po s’e bëmë bashkë, s’e bën askush, hajde legalizojmë drogën.
Ronaldo: Me kë politikan ti mund të bëje një foto duke konsumuar kanabis?
Me Edi Ramën. Besoj se ai. Me Saliun s’do pi asnjëherë, është i vjetër ai, nuk e përballon.